Ndalohen dy pasagjerë në aeroportin e Prishtinës, iu gjetën bizhuteri e ora të shtrenjta

Prishtinë | 16 Dhj 2024 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Më Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” janë ndaluar dy pasagjerë, ku iu gjetën mallra të padeklaruara.

Rasti i parë: Një pasagjer me shtetësi të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit të bagazhit, është gjetur me 16.7 kilogramë bizhuteritë të llojeve të ndryshme.

Rasti i dytë: Një pasagjer me pasaportë të Republikës së Kosovës, gjatë kontrollit të valigjës, i janë gjetur dy ora dore, të cilat sipas vlerësimit të oficerëve doganorë, janë ora të shtrenjta dhe të pa deklaruara. Orët janë të reja dhe ndodhen ende në paketat e tyre origjinale.

Sipas doganës, mallrat janë konfiskuara dhe ndaj tyre janë duke u zhvilluar procedurat doganore sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave.

Të ngjashme