Dy persona, G.K (46-vjeç) dhe D.S (53-vjeç) janë ndaluar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për shpërndarjen e fletushkave me gjuhë të urrejtjes e përçarjes dy ditë më parë, ndërkaq një tjetër është në kërkim.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, i cili tha se janë bastistur katër lokacione.
“Sot gjatë orëve të pasditës në Mitrovica Veri kemi bastisur 4 lokacione në lidhje me rastin e thirrjes për rezistencë dhe i kemi ndaluar dy persona, ndërsa jemi në kërkim edhe të një personi të tretë. Pas intervistimit të tyre do të vendoset për veprimet e tjera”, konfirmoi Elshani.