Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, njofton se ka ndaluar dy të mitur nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual.”
Sipas njoftimit, Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, kërkesë që është dërguar për shqyrtim pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj.