Ekonomia Online
FUNDIT

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Gjakovë dhe Vushtrri për shkak të rrezikut në punë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi, dy në komunën e Gjakovës dhe një në komunën e Vushtrrisë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë. Sipas Inspektoratit, vendimi është marrë për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. […]

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në tri objekte ndërtimi, dy në komunën e Gjakovës dhe një në komunën e Vushtrrisë, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, vendimi është marrë për shkak të rrezikut për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve. Punimet do të mbeten të ndaluara deri në përmbushjen e kërkesave dhe masave të nevojshme të sigurisë.

“Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e aksidenteve në vendin e punës”, thuhet në njoftim./

Të ngjashme