Departamenti i Policisë Kufitare, mbrëmë në zonën kufitare në fshatin Korminjan të Ranillugut, kanë arrit t’i ndalojnë tre traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
Drejtuesit e traktorëve kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme.
“Me këtë rast policia ka konfiskuar:
Birra, 222 arka x 20 shishe 0.5 litërshe (2220 litra në total)
Laptop të përdorur gjithsej 51 copë
Rregullator për laptop 98 copë
Tastatura për laptop te përdorura 39 copë
Pula të gjalla 53 copë
Neskafe 3/1 1 pako me gjithsej 180 copë
Sallame 14 copë me peshe prej 4.683 gram
Rafte metali 15 copë dhe
13 artikuj ushqimor 248 copë”, njofton policia, transmeton Express.
“Me aktvendim të prokurorit njëri i dyshuar dërgohet në mbajtje, dy të tjerë lirohen në procedurë të rregullt”, njofton policia.