Ndalohen tubimet zgjedhore në “Shpellën e Gadimes”

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se e kanë ndalur mbajtjen e tubimeve elektorale në hapësirat e “Shpellës së Gadimes” në Lipjan.

Në njoftimin e MPHI-së thuhet se kjo vjen si pasojë e dy tubimeve elektorale që ishin organizuar në hapësirën para hyrjes së “Shpellës së Gadimes”.

“Si pasojë e mbajtjes së dy tubimeve elektorale në hapësirën para hyrjes së Shpellës së Gadimes, Ministria e Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës duke u bazuar në Rregulloren e MMPH-se: Nr. 23/2014, për rendin e brendshëm të monumentit të natyrës me rëndësi të veçantë ”Shpella e Gadimes”, sipas nenit 7, për aktivitetet e lejuara duhet të merret leje nga MMPHI-ja. Kërkojmë që të tilla tubime të mos mbahen dhe organizohen në hapësirën e “Shpellës së Gadimes”, e cila është Monument i Natyrës me rëndësi të veçantë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme