Një person është dërguar në mbajtje nën dyshimin për vrasje në tentativë.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Ferizaj, ku thuhet se i dyshuari Sh.K., është dërguar në mbajtje për 48 orë, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“I dyshuari i lartëcekur është ndaluar nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje lidhur me një konflikt pronësor në fshatin Dubravë, ka sulmuar fizikisht me thikë të dëmtuarin Z.M. duke e goditur disa herë në pjesë vitale të trupit. Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të ndërmarr veprimet e mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.