Ndalohet importi i gjedheve dhe nënproduktit të tyre nga zona e Lombardisë Itali pas shpërthimit të sëmundjes LSD

Prishtinë | 30 Qer 2025 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka vendosur ndalimin e përkohshëm të importit të gjedhit dhe nënprodukteve të tij (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në veri të Italisë, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës.

Masa ka për qëllim parandalimin e përhapjes së sëmundjes në Kosovë.

Sëmundja, që prek vetëm gjedhin dhe transmetohet nga insektet pickuese, nuk paraqet rrezik për shëndetin e njeriut.

AUV do të vijojë monitorimin aktiv të situatës dhe ka kapacitete të përgatitura për reagim.





Të ngjashme