Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë një kontrolli rutinor nga njësia policore, është ndaluar i dyshuari i cili kishte një urdhërarrest aktiv për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Sipas Policisë, i dyshuari para policisë ishte prezantuar me një identitet tjetër, por si rezultat i vigjilencës së zyrtarëve policor është kuptuar se letërnjoftimi me të cilin është prezantuar i pandehuri dyshohet si i falsifikuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Po ashtu, gjatë kontrollit, zyrtarët policor po ashtu kanë gjetur edhe një patentë shofer të falsifikuar.
“Lidhur me rastin eshte njoftuar prokurori i cili ka udhëzuar që ndaj të dyshuarit të inicohet rast për vepren penale “Falsifikim i dokumenteve” nga neni 390 i KRPK-së. Policia e Kosovës intensivisht është duke vazhduar hetimet për grumbullimin e provave rreth dyshimeve edhe për kryerjen e veprës penale “Vjedhje identiteti dhe kredencialeve” nga neni 277H i ligjit 08/L-188″, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se lidhur me rastin nga i dyshuari janë konfiskuar dokumentet që dyshohet se janë të falsifikuara dhe pas intervistimit nga hetuesit e NJRHKEK – Mitrovicë Veri, me aktvendim të prokurorit kompetent i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.