Një 39 vjeçar, me iniciale A.C., është gjetur sot i vdekur në rrugën ‘Selman Lajqi’ në fshatin Vitomiricë-Pejë.
Lajmin e ka bërë të ditur policia.
Ndërkaq dyshohet se u godit nga një veturë, shoferi i së cilës kishte ikur nga vendi i ngjarjes, e që më pas, ishte ndaluar nga njësitet policore si i dyshuari kryesor.
“Pas një pune intensive të policisë rreth orës 13:30, një person është ndaluar dhe i njëjti është duke u intervistuar për veprën e shkaktuar ‘Aksident trafiku me fatalitet’, të ndodhur në rrugën e lartcekur rreth orës 01:30 të datës 13.04.2019”.
“Personit të dyshuar ju ka caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme”, ka thënë Policia në rajonin e Pejës.
I dyshuari është ndaluar për 48 orë.
Rasti është duke u hetuar nga Njësiti hetimor i komunikacionit rrugor dhe sektori rajonal për hetime në bashkëpunim të plotë me prokurorin e shtetit.