Ndalohet një person në Glloboqicë, i konfiskohen 10kg mjaltë të padeklaruar

Prishtinë | 01 Qer 2025 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Një person është ndaluar në Glloboqicë.

Gjatë kontrollit në veturë, i janë gjetur 10 kilogramë mjaltë të padeklaruar.

“KONTRABANDIM ME MALLRA- SPK Glloboqicë 31.05.2025-03:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg mjaltë të pa deklaruar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.”

Të ngjashme