Ndalohet një person zyrtar për veprën penale “Përvetësimi në detyrë”

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 14:18 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B.,- person zyrtar, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë”.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.

Të ngjashme