Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një zyrtarë nga zyra kadastrale, i cili dyshohet se ka ndërhyrë në sistem duke ndryshuar kufijtë kadastral të një parcele tokësore.
Ketë veprim i njëjti dyshohet se e kryen përkundër faktit që kjo parcelë tokësore kishte masë të përkohshme të vendosur nga Gjykata themelore e Prishtinës, dhe me këtë dyshohet të ketë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS- së.
“Më datë 28.05.2024, i dyshuari është ftuar për intervistim i cili në prezencë të avokatit të tij mbrojtës është mbrojtur në heshtje. Pas përfundimit të proceduarve të intervistimit ndaj të dyshuarit Prokuroria themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme”, njofton Policia e Kosovës.