Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda ka njoftuar se policia ka arrestuar të dyshuarin R.M., dhe njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.
Sipas informacioneve të para, i njëjti dyshohet që sot pas një mosmarrëveshje ka plagosur djalin e tij.
Sipas prokurorisë i dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.