Ndalohet për 48 orë i dyshuari që kërcënoi me jetë Vehbi Kajtazin

Prishtinë | 10 Tet 2024 | 09:04 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari, Vehbi Kajtazi për shkak të punës dhe profesionit të tij, është arrestuar i dyshuari dhe i njëjti është ndaluar për 48 orë.

“Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale. Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”. Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast”, thotë Prokuroria në komunikatë.

Gazetari Kajtazi u kërcënua me anë të një një mesazhi të marrë më 8 tetor përmes Facebook-ut.

Ai në Rubikon tha se ka ngelur i tronditur, dhe siç shtoi s’e ka njohur kurrë, por ka parë mllef nga ky person.

Të ngjashme