Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i mjeteve bujqësore në kryeqytet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama tha se Policia e Kosovës dhe Inspektoriati Komunal do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme dhe do të ndërmarrin masa të menjëhershme ndaj çdo shkelësi.
“Informojmë të gjithë drejtuesit e motokultivatorëve/multikultivatorëve se qarkullimi i tyre në kryeqytet është i ndaluar!”, ka shkruar ai.
