Ndalohet shitja e druve në trotuare dhe hapësira të tjera publike në Podujevë

Prishtinë | 29 Qer 2018 | 13:38 | Nga

Zyrtarët komunalë të Podujevës kanë marrë vendim që të ndalojnë ekspozimin e druve dhe produkteve të tij në trotuare dhe hapësira të tjera publike-jashtë tregut.

Nëpërmjet një njoftimi, ata iu kanë dhënë afat shitësve që deri më 4 korrik t’i lirojnë hapësirat publike, ku tash i kanë të vendosura masat drusore. Në të kundërtën kanë paralajmëruar se do t’ua konfiskojnë drutë dhe po ashtu inicim të procedurave gjyqësore. Ky njoftim është nënshkruar nga katër drejtorë komunalë, shkruan sot Koha Ditore.

“Njoftohen të gjithë shitësit e druve se ndalohet ekspozimi dhe shitja e masës drusore dhe produkteve të ndryshme nga druri (si trarë, dërrasa, listela, etj.) në trotuare e hapësira të tjera publike në qytet dhe në tregje jolegale”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektoratit, asaj për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillimit Rural, Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Drejtorisë së Pronës, Kadastrës dhe Gjeodezisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme