Ndarja e karrigeve të deputetëve, KQZ nis përditësimin e të dhënave

Prishtinë | 11 Qer 2026 | 21:58 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit, ku deri tani janë përpunuar 88.04% e rezultateve, përkatësisht 2,319 nga gjithsej 2,634 kuti votimi.

Procesi i numërimit ende nuk ka përfunduar në disa prej komunave kryesore, përfshirë Prishtinën, Prizrenin dhe Gjilanin, ku pritet që rezultatet të finalizohen në orët apo ditët në vijim.

Pavarësisht se numërimi nuk është mbyllur plotësisht, KQZ ka nisur përditësimin e ndarjes së mandateve në Kuvend, bazuar në rezultatet aktuale.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje prin me 49 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës ka 24 ulëse, Lidhja Demokratike 19 ulëse, ndërsa Aleanca 8 ulëse.

Të ngjashme