Ndarja e parave për RTK-në nga Qeveria, Mustafa: Tash janë zgjedhjet apo jo? Mashtrues e manipulues

Prishtinë | 27 Nën 2025 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

Besian Mustafa, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar pas ndarjes së mjeteve nga ana e qeverisë për RTK-në, duke e cilësuar liderin e VV’së Albin Kurti, si ‘’mashtrues, manipulues, uzurpues’’.

Mustafa në reagimin e tij, ka kritikuar Kurtin dhe VV’në, duke thënë edhe se ‘’është dashtë me tentu me i lënë fajin tjerëve, apo jo’’.

‘’Dmth paska pas mundësi të kryhen pagat e RTK-së pa krizë, pa vonesa! Por tash janë zgjedhjet, apo jo? Është dashtë me tentu’ me i lënë fajin tjerëve, apo jo?

Mashtrues, manipulues, uzurpues.

28 dhjetori është dita!’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme