Betim Fazliji ndihet u privilegjuar krenar që e ka mundësinë ta përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës, pas fitores 4:1 kundër San Marinos në një ndeshje miqësore të martën në Prishtinë.
Fazliji luajti 90 minuta në fitoren e Kosovës 4:1 kundër San Marinos, falë katër golave të Vedat Muriqit në Stadiumin Fadil Vokrri.
Qendërmbrojtësi i St. Gallen ende nuk e ka zhvilluar asnjë ndeshje zyrtare në fanellën e Kosovës, megjithatë ai ka mundur ta ndiejë peshën e saj në dy takime miqësore.