Ndërgjegjësimi ndaj kancerit të gjirit, termat kyç që lidhen me sëmundjen

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Ky organizim ka për qëllim dhënien e informacioneve të nevojshme për shëndetin e gjirit si dhe të rris ndërgjegjësimin për parandalimin apo zbulimin në kohë të hershme të tumoreve kancerogjene tek gratë dhe vajzat në mbarë botën.

Më poshtë mund t’i gjeni disa terme kyçe që patjetër duhet t’i dini në lidhje me sëmundjen e kancerit të gjirit:

Beninje – Kur një masë nuk është kancerogjene.

BRCA-1 dhe BRCA-2 – Këto dy gjene të ndjeshme ndaj kancerit të gjirit zakonisht ju ndihmojnë të mbroheni nga kanceri, shpjegon Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Por, kur keni ndryshime ose mutacione në njërën ose të dyja gjenet BRCA, qelizat ndahen dhe ndryshojnë më shpejtë, duke çuar kështu në zhvillimin e kancerit. Karcinoma – Ky term nënkupton kancerin që shfaqet në lëkurë ose indet që rrethojnë ose mbulojnë organet e brendshme.

Karcinoma dukale – Është një qelizë e rëndësishme që duket si kancer gjiri, por është e mbyllur në kanalet e gjirit dhe nuk përhapet shumë në trup. Ekspertët theksojnë rëndësinë e zbulimit të saj, pasi mund të bëhet kancer invaziv nëse lihet pa trajtuar.

HER2/neu: Receptori 2 i faktorit të rritjes epidermike tek njerëzit është një lloj antigjeni i përfshirë në rritjen dhe mbijetesën e qelizave dhe shfaqet në sipërfaqe të disa qelizave kancerogjene të gjirit. Analizat janë të rëndësishme për të përcaktuar statusin e HER2 të pacientit, që mund të tregojë nëse ka sasi të lartë të HER2/neu në kancer.

Karcinoma duktale invazive – Një lloj i kancerit të gjirit që fillon në qelizat që rrethojnë kanalin para se të përhapet nëpërmjet mureve të kanalit dhe të rriten afër indeve të gjirit.

Kanceri lobular invaziv – ky lloj i kancerit të gjirit fillon në gjëndrat e quajtura globule.

Lumpektomi – Kur gjëndra dhe disa inde hiqen nga gjiri.

Malinje – Kur një masë është kancerogjene.

Mamogramë – Rrezet X me rrezatim të ulët që lejon radiologët të kontrollojnë për ndryshime në gjoks. Kjo pajisje mund të zbulojë kancerin në fazat e hershme, kur masa tumorale është shumë e vogël dhe mund të trajtohet shumë lehtë, shkruan shëndeti, transmeton Klan Kosova. Ekspertët zakonisht rekomandojnë kontrolle të gjirit për gratë nga mosha 40 vjeç deri në 70.

Mastektomi – Ky term i referohet operacionit për heqjen e një pjese ose të të gjithë gjirit”. Metastazë – Ky term përshkruan përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të trupit. Kanceri okult – Term i përdorur kur “kanceri është i fshehtë dhe zbulohet aksidentalisht.

Terapi sistemime – Kur trajtimet si terapia me hormone ose kimioterapia ndikojnë në të gjithë trupit, Trefish-negative – Ky term përshkruan kur qelizat nuk kanë receptorë të estrogjenit ose progesteronit dhe nuk kanë gjithashtu mjaftueshëm antigjene të quajtura HER2.

Faza e tumorit – Është një proces matës se sa shpejtë janë ndarë qelizat tumorale dhe sa ndryshe duken krahasuar me qelizat normale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme