Me rastin e organizimit të ceremonisë shtetërore në nderim të djalit të Presidentit të SHBA-së, Beau Biden, është deklaruar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka vlerësuar nderimin post-mortum që është bërë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmsani, duke thënë se se Beau Biden ka shërbyer në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, ndërkohë që ka thënë se kjo medalje është një mirënjohje nga një komb i tërë.
“Vendi ynë është përgjithmonë mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe lidershipit të Presidentit Biden në favor të prosperitetit dhe paqes në Ballkan”, ka shkruar ai në Facebook.
Sipas kreut të AAK-së, djali i presidentit Joe Biden, do të mbetet simbol i paqes dhe lirisë në Kosovë.
“Pusho në paqe Beau, shërbimi yt në ofrimin e paqes dhe lirisë do të mbetet pishtar ndriçues për Kosovën. Kjo nuk është vetëm një medalje, por mirënjohje e një kombi të tërë”, ka shkruar më tutje ai.