Ceremonia solemne e nderimit të grave nga grupe të margjinalizuara që dhanë kontribut të
vazhdueshëm në shoqëri me trofeun Hyjnesha e Shtetit organizohet në bashkëpunim me
Ambasadorin e Luxemburgut në Kosovë Eric Dietz dhe ka për qëllim identifikimin dhe
dekorimin e të gjitha atyre grave të cilat vijnë nga grupe të ndryshme të margjinalizuara, në shenjë
motivimi, nderimi dhe falenderimi për gjithë rrugëtimin e vështirë që kanë bërë në jetë duke pasur
vështirësi shëndetsore, paragjykime, barriera e shumecka tjetër por që asnjëherë nuk u ndalën
duke qenë zëri i së drejtës, zëri i forcës e guximit për ta bërë vendin e gruas të merituar në
shoqërinë kosovare, por që puna e tyre asnjëherë nuk pati rast të shfaqet në publik. Marrë
parasysh rëndësinë e pozitës së gruas në Kosovë, vecanërisht të grupeve të margjinalizuara, kjo
ceremoni dhe ky dekorim do tu jap atyre edhe më shumë forcë e guxim për të mos u ndalur drejt
rrugës së integrimit të barabartë në shoqëri. Mbi të gjitha do të jetë një motiv për gjeneratat e reja
që të vazhdojnë kontributin në cështjen e të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në këtë ceremoni do të nderohen 33 figura të jashtëzakonshme të grave të cilat ishin frymëzim
për 3 dekada me radhë. Numri 33 zgjidhet në bazë të moshës së saj me idenë që të nderoj secilën
që ishte motiv nga vitet e 90-ta në këtë rrugëtim të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të
njeriut në Kosovë.