Ndërprerja e punimeve në “Rrugën A”, protestojnë banorët e “Kalabrisë”

Prishtinë | 26 Tet 2023 | 12:07 | Nga Loresa Selimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, kanë protestuar për të kundërshtuar vendimin për ndërprerjen e punimeve në projektin “Rruga A”, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i banorëve Hilmi Halili, theksoi se punimet duhet zhvilluar për arsye që po i’u rrezikohet shëndeti të gjithëve. Ai nuk komentoi deklaratat e kryetarit Rama duke shtuar se protestat nuk është kundër askujt, por vetëm në të mirë të banorëve të lagjes.

Halili shtoi që kjo nuk do të jetë protesta e fundit nëse punimet nuk vazhdojnë, por banorët e lagjes “Kalabria” do të protestojnë edhe para Ministrisë edhe para Komunës deri sa kërkesat e tyre të realizohen.

“Ne jemi brengosur për këtë punë sepse është ndaluar zhvillimi i ‘Emshirit’ dhe si projekt na e shohim që jemi cenuar pra na është cenuar një e drejtë neve e shëndetit së paku ky i fundit na është rreziku s’di sa herë sepse këto janë fekale edhe ka edhe mi brejtës pra jemi shumë të shqetësuar edhe për këtë arsye e kemi organizuar këtë protestë simbolike që t’i japim një opinion pra të njoftojmë për faktin që ne jemi pro vazhdimit të punëve mos të ndalët puna dhe të zhvillohet edhe ‘Emshiri’”.

“Nuk dua  të lëshohem në deklarata të askujt ne këtu jemi si banorë dhe si taksa pagues unë mendoj që ne jemi marr vesh pa u konsultuar me askënd ne jemi konsultuar mbrëmë si banorë dhe si banorë sot jemi këto. Protestat do vazhdojnë jo këtu por edhe pranë Ministrisë pushtetit për planifikim hapësinor por edhe tek Komuna, për kërkesat tona për jetesë ma të mirë sikur në rrugën Mat sikur në Qendër të Prishtinës te jetojmë së bashku. Jemi konkretisht tek punishtja e Kolektorit që ndërlidhet me rrugën A edhe si po shihet janë duke punuar sot diçka pak, por ditëve të kaluar nuk kanë punuar asgjë dhe kjo i bie se na si banorë jemi të shqetësuar edhe kemi një grup komunikues edhe në viber një ndër to u dëgjua përmes mediave që përmes gjykatës është ndaluar disa apo të gjitha punimet në rrugën A e cila gërshetohet apo lidhët me projektin që rrjedh nga larg dhe vjen në ‘Emshir’ ku ne jemi brengosur për këtë punë sepse është ndaluar zhvillimi i ‘Emshirit’ dhe si projekt na e shohim që jemi cenuar pra na është cenuar një e drejtë neve e shëndetit së paku ky i fundit na është rreziku s’di sa herë sepse këto janë fekale edhe ka edhe mi brejtës pra jemi shumë të shqetësuar edhe për këtë arsye e kemi organizuar këtë protestë simbolike që t’i japim një opinion pra të njoftojmë për faktin që ne jemi pro vazhdimit të punëve mos të ndalët puna dhe të zhvillohet edhe Emshiri”.

“Me mirëkuptim unë kisha dëshiruar që ata ta mendojnë për banorët e Emshirit për taksa paguesit pra ne jemi duke pritur planin rregullativ të Emshirit që ai do të përfundojë së shpejti si na u ka premtuar por një ndër to Kolektori është i domosdoshëm që fillon nga kjo pikë vazhdon poshtë është tek restorant “Bahqe” dhe lidhet me skajin e Hotel ‘Gardenit’ dhe vazhdon tëk shkolla fillorë ‘7 Marsi’ nëse ndalohen këto punime ne do të jemi cunguar për lëvizjen edhe shëndetin tonë. Nuk dua  të lëshohem në deklarata të askujt ne këtu jemi si banorë dhe si taksa pagues unë mendoj që ne jemi marruar vesh pa u konsultuar me askënd ne jemi konsultuar mbrëmë si banorë dhe si banorë sot jemi këto”.

“Në fillim e ceka që ne jemi informuar nga mediat edhe konsultimet mes banorëve kemi vendos për protestë edhe për faktin që na rrezikohet shëndeti. Sepse duhet të vendoset njëherë kolektori dhe kur vije plani rregullues vazhdon me ndriçim me asfalt e gjëra të tjera që na rregullojnë jetën dhe na ndërtohet edhe një jetë edhe më e shëndetshme. Na jemi si banorë këtu i bëjmë thirrje edhe opinionit por edhe gjykatës dhe këtu jemi në formë simbolike, por i themi që të mos e ndalojnë dhe të mendojnë për popullin për qytetarët dhe taksa pagues kjo është e tëra. Protestat do vazhdojnë jo këtu por edhe pranë Ministrisë pushtetit për planifikim hapësinor por edhe tek Komuna, për kërkesat tona për jetesë ma të mirë sikur në rrugën Mat sikur në Qendër të Prishtinës te jetojmë së bashku”.

Gjykata Komerciale ka marrë vendim pezullimin e projektit të ndërtimit të “Rrugës A”. Vendimi është nxjerrë të martën për shkak të ankesës së një operatori ekonomik kundër tenderit. Komercialja e ka vlerësuar të bazuar ankesën e kompanisë “Pro&Co Group” dhe e ka shtyrë ekzekutimin e vendimi.

Vendimi ka ngjallur reagime të shumta – veçanërisht të pushtetit komunal pasi këtë projekt e patën cilësuar si më të rëndësishmin deri tani.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se vendimi është i bazuar plotësisht në interesa politike dhe të grupeve të interesit.

E për deklaratat e zyrtarëve të pushtetit komunal në Prishtinë e shqetësuar është shprehur Gjykata Komerciale, e cila përmes një reagimi publik ka kërkuar që të ndërtohet kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të lihen gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur.

“Gjykata Komerciale e Kosovës, shpreh shqetësimin e saj lidhur me deklarimet e zyrtarëve shtetëror, lidhur me rastin e marrjes së vendimit për caktimin e masës së sigurisë, përkatësisht shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të OshP-së në rastin ‘Rruga A’, e cila është në procedurë pranë Dhomës së Shkallës së Parë të Gjykatës Komerciale. Përmbajtja dhe retorika e mediave, si dhe deklaratat e politikanëve, mund të kenë ndikim të madh në opinionin publik dhe besimin në institucionet gjyqësore”.

“Andaj, është e rëndësishme që të ndërtohet një kulturë e respektimit të vendimeve gjyqësore dhe të kujdesemi për të mos paragjykuar ato, duke lënë gjyqtarët të punojnë në mënyrë të pavarur dhe të bazuar në ligj dhe fakte”, thuhet në reagimin e gjykatës në Facebook, raporton EO.

Komercialja ua ka kujtuar palëve që kanë të drejtë të ankohen në vendimin e parë dhe se çështja s’duhet të paragjykohet pa marrë epilog përfundimtar.


Të ngjashme