Dhjetëra mijëra shtëpi në Francën perëndimore janë pa energji elektrike, me temperaturat që pritet të arrijnë kulmin në të gjithë vendin të mërkurën gjatë një vale rekord të të nxehtit.
Rreth 68,000 shtëpi në Bretanjë janë prekur, me energjinë elektrike që nuk ka gjasa të rikthehet plotësisht deri të mërkurën në mbrëmje, thanë autoritetet, raporton BBC.
Më shumë se gjysma e vendit mbetet nën një alarm të kuq për vapë, me një maksimum prej 43 gradw Celcius të mundshëm më vonë gjatë ditës në jugperëndim, sipas parashikuesit të motit Meteo France.
Kulmi vjen pasi vendi përjetoi ditën e tij më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve të të martës, me një temperaturë mesatare prej 29.8 gradw Celcius.
Pissos, në rajonin jugperëndimor të Landes, pa një temperaturë përvëluese prej 44.3C të martën, tha Meteo France.
Vendi gjithashtu përjetoi natën e tij më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë nga nata e së hënës deri të martën, me një temperaturë mesatare prej 29.9C në të gjithë vendin, tha parashikuesi i motit.