Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është ndërprerë greva 13 ditëshe e Inspektoratit Shëndetësor.
Sipas njoftimit, ky Inspektorat ka rifilluar sot me realizimin e detyrave dhe përgjegjësive sikur më parë.
Rëndësia e punës së këtij Inspektorati është shumë e madhe dhe përfundimi i kësaj greve do të shtoj dinamikën e punës dhe zgjidhjes së rasteve në sektorin e shëndetësisë.