Ndërpritet greva e minatorëve të “Trepçës”

Prishtinë | 03 Nën 2023 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë në mesnatë ka përfunduar greva e minatorëve të “Trepçës”. Lajmin e ka konfirmuar sindikalisti i Trepçës Gani Osmani.

“Pas orës 12 të natës me disa deputetë të VV-së edhe drejtori për monitroim kanë bërë marrëveshje. Me publiku konkursin për drejtorë dhe me shkarku atë tjetrin, dhe kërkesa e parë u realizu që mos të ketë vonesë në paga. Për të tjerat duhet të presim”, ka deklaruar Osmani për Front Online.

Ai, ka thënë se është arritur marrëveshja me disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje mbrëmë në mesnatë dhe udhëheqësit të Njësisë për Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike.

Greva e minatorëve ka zgjatur 10 ditë, ku kërkesat e tyre ishin që pagat t’iu dalin jo më larg se data 10, të shkarkohet kryeshefi i ndërmarrjes dhe të ketë sigurime shëndetësore për minatorët.

Të ngjashme