Federata e Futbollit të Maqedonisë, pas mbledhjes së fundit të Këshillit Drejtues, me rekomandim të Komisionit për Gara dhe duke marë në konsiederatë situatën epidemiologjike në Maqedoni, ka vendosur që të ndërpres sezonin 2019/20 dhe garat në Kupën e Maqedonisë.
Në kumtesën zyrtare të Shtëpisë së Futbollit thuhet se në këtë vendim ka ndikuar situata me testet pozitive te skuadrat e Renovës dhe Shkëndijës, si dhe pamundësia e zhvillimit të stërvitjeve në kushtet e kufizimit të lëvizjes në Maqedoni.
Vendimi është përcjellë deri tek shtëpia evropiane e futbollit (UEFA), me arsyetim se gjendja aktuale dhe shëndetësore në vendin tonë, nuk është në mundësi të përcaktohet korniza kohore për vazhdimin e kampionatit, me situatën e re të krijuar, e cila nuk garanton vazhdimin e Ligës së Parë që të ketë rrjedhje të rregullt.
Andaj në këto kushte nuk shpallet skuadra kampione, ndërsa pas licencimit për garat evropiane, do të përcaktohen skuadrat që do të luajnë në garat evropiane.