Një person dyshohet se gjatë ditës së djeshme është hedhur nga Ura e Fshajtë në Gjakovë, mirëpo për shkak të kushteve atmosferike kërkimi për të është ndërpre.
Kështu ka konfirmuar për Express policia Rajonale e Gjakovësë.
“Pas vëzhgimit të terenit dhe në veçanti shtratit të lumit janë nderpre kerkimet, me arsyetim kushtet e pamundeshme të kërkimit nga uji dhe të reshurat atmosferike. Per vazhdimin e ketij operacioni do të njoftoheni”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Policia ka konfirmuar dje se i dyshuari e ka lënë veturën afër rrugës dhe se brenda veturës kishte lënë një letër.
“Tani jemi në fazën e parë të hetimeve dhe nuk mund të japim detaje më shumë. Dyshohet se një person i lindur rreth vitit 1971/72 është vërejtur nga një kalimtar i rastit që ka kërcy. Veturën e ka parku afër rrugës e ka lënë një letër. Policia e ka këqyr vendin e ngjarjes. Ne kemi njoftu njësitë e kërkim-shpëtimit, presin që edhe ata të na e bashkëngjiten”, ka thënë policia.