Për shkak të mesazheve anonime kërcënuese që u shfaqën mëngjesin e sotëm në shumë emaile zyrtare të shkollave, disa shkolla në Malin e Zi u evakuuan.
Shkollat e Podgoricës kanë marrë rekomandim nga Drejtoria e Policisë (UP) që nxënësit të cilët janë në turnin e dytë, i cili zakonisht fillon në mesditë, të mos vijnë në mësim teksa ata që ishin në shkollë u liruan për në shtëpi, shkruan Vijesti, transmeton Klankosova.tv.
Bombat u raportuan në Bar, Herceg Novi, Budva, Kotor, Bijelo Polje, Danilovgrad, Mojkovac, Nikshiq, Bijelo Polje, Cetinje, Plavë, Gusinje, Petrovac, Kolashin.
Në Qendrën e Sigurisë në Berane kanë thënë për “Vijesti” se janë evakuuar shkollat fillore në Petnjicë, Andrijevicë, Plavë dhe Gusinjë.
“Po veprojmë në përputhje me protokollin dhe po marrim të gjitha masat dhe veprimet”, tha policia.
Raporti për bombën e vendosur kishte mbërritur edhe në adresën elektronike të Qendrës Arsimore në Savnik, rreth orës 09:10. Nxënësit janë evakuuar në mënyrë të sigurtë, si dhe stafi pedagogjik, ndërsa objekti është siguruar nga policia.
“Në territorin e shkollës janë vendosur shumë bomba, gjithmonë kemi ëndërruar për hakmarrje dhe ne do të të hakmerremi. Do të vijmë në shkollë dhe do t’i vrasim të gjithë, askush nuk do të mbetet i gjallë. I gjithë qyteti do të përgjaket”, ky është mesazhi që ka mbërritur në email-et zyrtare nëpër shkollat e Malit të Zi.