Është ndërprerë përkohësisht ndeshja ndërmjet Gjermanisë dhe Danimarkës, e vlefshme për 1/8 e finales në Euro 2024.
Shkak për këtë janë bërë kushtet atmosferike, pasi më Signal Iduna Park ka nisur shi i madh dhe breshër.
Deri në minutën e 36-të rezultati ishte 0-0, me një gol të anuluar të Gjermanisë në minutën e 4-të.
Nuk dihet nëse ndeshja do të rinis pas kësaj ndërprerjeje.