Ndërpritet operacioni i kërkimit në Thumanë, s’ka më persona nën rrënoja

Prishtinë | 28 Nën 2019 | 08:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria shqiptare e Mbrojtjes bën të ditur se në orën 4 të mëngjesit të kësaj të enjteje janë nxjerrë nga rrënojat edhe tre trupa të pajetë në Thumanë, duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 37.

Gjithashtu sipas ministrisë në Thumanë është ndërprerë edhe operacioni i kërkim shpëtimit, pasi nuk ka informacion për trupa të tjerë nën rrënoja.

Ndërkohë operacioni vijon në Durrës por nuk ka asnjë informacion zyrtar sa persona ndodhen nën rrënoja.  Tërmeti i së martës me magnitudë 6.3 përveç viktimave dhe të zhdukurve ka shkaktuar dhe plagosjen e mbi 650 personave.

Të ngjashme