Ndërpritet  procesi  edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike

????????????????????????????????????
Prishtinë | 12 Mar 2020 | 11:03 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të marrjes së masave parandaluese për tu mbrojtur nga Koronavirusi sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
ndërpritet  procesi  edukativo-arsimor i kadetëve të Policisë së Kosovës dhe
studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike.

 Kjo masë u morë në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.01/07 të datës 11.03.2020, pikës 1.1 të këtij vendimi ku nder të tjera thuhet “Ndërprerja e procesit edukativo-arsimor të institucioneve arsimore publike dhe private në të gjitha nivelet deri më 27 mars 2020”.  
Bazuar në këtë vendim nga sot  u ndërpre procesi mësimor i kadetëve,  studentëve, po ashtu pezullohen të gjitha aktivitetet të cilat janë në fushë veprimtarinë e Akademisë.

 Kadetët e Policisë së Kosovës, sot në paradën e mëngjesit u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi për ndërprerjen e trajnimit të Programit Profesional si dhe u kërkua nga ta që të respektojnë udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat preventive kundër Koronavirusit  COVID-19.

????????????????????????????????????

Të ngjashme