Nga mëngjesi i sotëm është ndërprerë qarkullimi mes veriut të Mitrovicës dhe Zveçanit, ka bërë të ditur Kossev, bazuar në informatat e Policisë së Kosovës.
Këto dy komuna janë futur në karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës, të premten, pas lajmërimit të rasteve të shtuara me coronavirus.
Në komunat e Kosovës me shumicë serbe, deri më tash janë raportuar 27 raste me Coronavirus.