Ndalet rryma – s’punojnë semaforët, bllokohet qendra e Prishtinës

Prishtinë | 24 Dhj 2021 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar tollovi dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Nga fotografitë e siguruar nga Ekonomia Online shihet se udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalish dhe se është pamundësuar qarkullimi.

Disa qytetarë janë munduar që të rregullojë komunikacionin, përderisa nuk është parë asnjë Policë në këtë pjesë.

Nga e mërkura, Kosovës i janë kthyer reduktimet me energji elektrike. Sipas KEDS-it, reduktimet do të ishin vetëm për dy orë, por qytetarët po ankohen se po zgjasin më shumë se aq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme