Ndërpritet seanca e Kuvendit, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për kontratat njëburimore

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 15:00 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, për shkak të mungesës së kuorumit.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e LDK-së, Kujtim Shala, tha se nuk ka kuorum të procedohet me votimin e propozim- rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, e cila u propozua nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Meqë s’kemi kuorum që të procedojmë me votimin e propozim rezolutës unë do të ndërpresë seancën. Për datën e vazhdimit vendos kryesia e kuvendit”, tha Shala.

Të ngjashme