Është ndërprerë seanca e IV-të e Kuvendit Komunal të Preshevës, pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.
Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Destani u përpoq ta sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.
Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal, transmeton “rtvaldi”.