Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Isa Mustafa kanë ndërprerë takimin e nisur para një ore për të vazhduar pastaj pas pauzës, raporton Ekonomia Online.
Në një prononcim shkurtër për media Kurti ka thënë se nuk kanë asgjë për të thënë pasi takimi vazhdon pas pauzës.
“Nuk kemi çka deklarojmë, bisedimet vazhdojnë pas një pauzë gjysmë orë ose 40 minuta”, tha Kurti, raporton EO.