Klubi Hendbollistik “Vëllaznimi” nga Gjakova ka njoftuar se për shkak të vështirësive financiare dhe organizative, është i detyruar të ndërpresë aktivitetin pas 69 vitesh.
“Për shkak të pamjaftushmërisë së mjeteve financiare dhe interestit të kufizuar të kompanive për sponsorizim, klubi do të ndërpret shpejt akitivitetin”, thuhet në njoftimin e Kryesisë së Klubit.
Klubi falënderon të gjithë kontribuesit dhe pjesëmarrësit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.
NJOFTIMI I PLOTË:
Të nderuar miq dhe dashamirë të Klubit të Henbollit Vëllaznimi.
Për keqardhje, mirepo pa rruge alternative, po ndajim një njoftim së bashku me ju :
Klubi Henbollistik Vëllaznimi është klub i themeluar në vitin 1955, dhe ka pas një historik të suksesshëm në gara lokale, rajonale e ndërkombëtare.
Dy vitet e fundit, klubi ka pas veshtërsi ekomike, si dhe veshtirësi organizative.
Në aspektin e veshtërësive ekonomike, klubi KH Vëllaznimi, të vetmet mjete financiare që kanë shtyer me vështirësi aktivitetet sportive, kanë qenë mjetet nga Kuvendi Komunal, gjegjësisht nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Mjetet e dedikuara kanë qenë te pamjaftueshme, dhe nuk e kane permbushe as per se afermi kerkesat per organizim dhe mbarevajtje te aktiviteteve te klubit.
Me gjithe përpjekjeve te kryesisë (edhe pse shume e manget ne njerez) qe te inkuadrohemi ne ligjin per sponzorizim, dhe te perfitojim ne si klub, vitete te fundit nuk ka pas interesim te kompanive, qe te nenshkruajim kontrate me klubin tonë, me benifit te dyfishte.
Nje nder arsyet eshte edhe renia e popularitetit te sportit te Henbollit si sport, dhe asnje kompani nuk e sheh si benifit ligjin e sponzorizimit kundrejt sportit në fjalë.
Poashtu nderrimet ne pergjithesi ne SuperLigen e Hendbollit, si dhe pagat e sportisteve ne kete fushe, kane qene elementi kyq, qe klubi i Henbollit Vëllaznimi spo mundet mi marre veten.
Ne aspektin organizativ, kryesia e KH Vëllaznimit eshte jashtezakonisht e manget ne personel, dhe sezonit vjeshtore, e kemi fillu, me kryesi te perbere me vetem nje anetare nga kryesia e kaluar, dhe ndihmen e trajnerit, dhe disa lojetarve, qe kane formu nje kryesi teknike.
E gjithe kjo, vetem mos te ndalen aktivitetitet, dhe mos te shuhet klubi Henbollistik Vëllaznimi.
Si perfundim klubi i drejtohet Kuvendit per mbajtjen e kuvendit te jashtëzonshem, me lajmerimin se klubi shume shpejt e nderpret aktivitetin e vet.
Klubi poashtu falenderon të gjithë lojëtarët, trajnerët, stafin teknik, mjekësor që edhe ne kushte të veshtire, nuk e lanë klubin ne baltë. Poashtu falenderojim te gjithë kontribuesit financiar, që gjatë kesaj kohe, kontribuan, dhe me ndihmen e tyre, perballuam shpenzimet gjate aktiviteteve sportive,
Me nderime,
Kryesia Teknike e KH Vëllaznimit