Është ndërruar gjyqtari në gjykimin e Ukë Rugovës dhe të akuzuarve tjerë në lidhje me dhënien e paligjshme të vizave italiane shengen.
Gjyqtari EULEX-it Victor Partal nuk do ta drejtojë më gjykimin kundër Ukë Rugovës dhe 19 të akuzuarve tjerë për dhënien e paligjshme të vizave italiane shengen në këmbim të pagesës për to.
Në vend të Partalit këtë proces gjyqësor e ka marrë gjyqtari tjetër i Misionit Evropian për Sundim të Ligjit, Vladimir Micula.
Në rastet kur ndërrohet gjyqtari, proceset kthehen në fillim, për ky proces edhe ashtu sapo ka nisur dhe deri tash është mbajtur vetëm seanca fillestare kur është lexuar aktakuza.
Në seancën e sotme është duke munguar ish-ministri i Kulturës Astrit Haraqija që sipas avokatit të tij ndodhet jashtë vendit.
Ukë Rugova dhe të akuzuarit tjerë u deklaruan të pafajshëm në seancën e 30 gushtit kur atyre iu lexua aktakuza.