Ndërrohet kampioni, Joshua nokautohet katër herë nga Ruiz

Prishtinë | 02 Qer 2019 | 08:52 | Nga Ekonomia Online

Andy Ruiz JR ka bërë një prej befasive më të këndshme viteve të fundit në botën e boksit.

Britaniku Anthony Joshua, i cili deri mbrëmjen e kaluar mbante katër rripat e kampionit, është nokautuar katër herë nga Andy Ruiz, për të ndërruar liderin e boksit, shkruan lajmi.net.

Në duelin e zhvilluar në ‘Madison Square Garden’, Joshua e nisi më mirë, duke fituar dy raundet e para me poena.

Në raundin e tretë, AJ ia doli të nokautonte meksikanin, dhe kur gjithçka dukej se po shkonte në favorin e tij, gjërat morën kthesë të papritur.

Ruiz u kundërpërgjigj furishëm duke nokautuar dy herë britanikun pikërisht përbrenda raundit të tretë.

Për tri raunde të tjera, dueli ishte diçka më i taktizuar, me Ruiz që morri zemër dhe me Joshuan që hezitonte më shumë.

Në raundin e shtatë, në momentin e parë kur Joshua u hap për të shkëmbyer goditje, ishin duart më të shpejta të Ruiz ato që morën avantazhin, për të nokautuar edhe dy herë të tjera gjigantin britanik.

Kështu, Ruiz është meksikani i parë që shpallet kampion në peshat e rënda të boksit. Nuk është konfirmuar akoma një revansh mes dy boksierëve.

Të ngjashme