Është bërë e ditur se ka ndërruar jetë babai i aktores së njohur shqiptare, Yllka Gashi.
Lajmi është njoftuar nga motra e artistes, Donika, përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale.
Ajo tregon se në orët e vona të mbrëmjes ka ndërruar jetë babai i tyre, kurse për shkak të pandemisë ceremonia e varrimit do bëhet vetëm me familjarët.
Njoftimi i plotë i Gashit:
‘Me pikëllim të thellë njoftojmë farefisin, shokët, miqtë e dashamirët, që mbrëmë më 20.03.2021 në orët e vona të mbrëmjes ndërroi jetë i dashuri ynë baba Hafiz Gashi (03.10.1941).
Varrimi bëhet sot më 21.03.2021, me namazin e ikindisë në varrezat te Xhamia e lagjes Suteskë, në Mramor. Për hir të traditave fetare, varrimi bëhet vetëm me pjesëmarrje të burrave.
Për shkak të situatës me pandeminë, nuk ka të pame.
Të pikëlluarit:
Bashkëshortja Vahidja, fëmijët: Donika, Iliriana, Fllanza, Yllka dhe Ademi, mbesat e nipat dhe mbarë familja Gashi”.