Në moshën 66 vjeçare ka ndërruar jetë balerini Hysen Podrimçaku.
I ndjeri ishte pjesë e Ansamblit të Trupës së Baletin Kombëtare të Kosovës. Ai i takon gjeneratës së parë të balerinëve kosovare të cilët i vunë themelet e baletit në Kosovë.
Hysen Podrimçaku ka lindur në Novosellë të Pejës më 1953. U shkollua në vendlindje dhe në Shkollën e Baletin në Shkup. I takon gjeneratës së parë të balerinëve me të cilët edhe është formuar Trupa e atëhershme e Baletit të Kosovës, më 1972.
Ka luajtur në shfaqet e BKK-së që nga themelimi e deri në ditët tonë, duke u shquar në shumë prej roleve të interpretuara.
Për shumë vjet ka qenë edhe profesor i baletit në shkollën e baletit në Prishtinë dhe Prizren.
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër në ora 15:00 në Novosellë të Pejës, bëhet e ditur në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook të Baletit të Kosovës.