Përfaqësuesi i Kongos, Jody Lukoki ka ndërruar jetë sot në moshën 29 vjeçare.
Ai e kishte kaluar një periudhë të karrierës tek gjiganti holandez, Ajax.
Gjithashtu, kishte luajtur edhe në ekipin PEC Zwolle, pastaj në klubin bullgar, Ludogorets dhe në atë turk, Yeni Malatyaspor.
E së fundmi ishte pjesë e klubit holandez, FC Twente, shkruan “Gazeta Express”.
Futbollisti ofanziv kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare me këtë klub në qershor të vitit të kaluar, por e kishte pësuar një lëndim të rëndë në gju në fazën përgatitore.
Dhe, kontrata e tij me Twenten ishte mbyllur në shkurt të këtij klubi.
Javën e kaluar, lojtari e kishte postuar një fotografi në Instagram, ku ishte shfaqur në palestër duke ushtruar për t’u rikthyer nga lëndimi.
Lukoki i kishte realizuar 5 gola në 35 ndesjhe me Ajaxin para se të transferohej në Zwolle në vitin 2014.
Në vitin pasues kishte përfunduar në Ludogorets, ku i kishte kaluar 5 vjet dhe i kishte bërë 158 paraqitje, duke i realizuar 30 gola.
Pasi e kaloi sezonin 2020/21 në Turqi, u rikthye në Holandë tek Twente.
Lukoki e kishte përfaqësuar Holandën në nivelin e të rinjve, por në nivelin senior më pas e përfaqësoi vendin e prindërve të tij, Kongon, që nga viti 2015.
Tri ndeshjet e fundit me Leopardët, të karakterit miqësor, ai i kishte zhvilluar ndaj Burkina Fasos në vitin 2020. Shkaqet e vdekjes së futbollistit nuk janë bërë të ditura ende.
Shkaqet e vdekjes së futbollistit nuk janë bërë të ditura ende.