Ruzhdi Bunjaku i cili jetonte dhe vepronte në Zvicër, kishte ndërtuar disa shtëpi për familjet skamnore në komunën e Gjilanit.
Po ashtu, Bunjaku kishte siguruar edhe donacione nga të huajt për t’i ndihmuar familjet në nevojë, transmeton lajmi.net.
Ai ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjilanit.