Ish-presidenti i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) Lennart Johansson ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e Federatës së Futbollit të Suedisë, thuhet se Johansson i cili një kohë ishte në trajtim mjekësor vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.
Johansson në periudhën 1985-1990 ishte president i Federatës së Futbollit të Suedisë ndërsa nga viti 1990 deri në 2007 ishte president i UEFA-s.