Ka ndërruar jetë 43-vjeçari nga Gjilani, i cili u godit dje nga një veturë në fshatin Lladovë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë se viktima ndërroi jetë në QKUK, ku po trajtohej pas aksidentit.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
“Ju njoftoj se ka ndodhur një aksident trafiku në fshatin Lladovë, Komuna Gjilan, më 14.08.2025. Policia e Kosovës është njoftuar për këtë aksident me lëndime trupore, ku një veturë dyshohet se ka goditur këmbësorin 43 vjeç, shtetas i Kosovës, ndërsa sot më 15.08.2025 në mëngjes jemi informuar se këmbësori i cili ka qenë i goditur nga automjeti në aksident ka ndërruar jetë në QKUK edhe përkundër përpjekjeve nga ana e mjekëve”, tha ai.