Ka ndërruar jetë veprimtari i shquar i futbollit të Kosovës, Nexhat Shoshi.
I ndjeri ka kontribuar nga diaspora shumë për futbollin e këtushëm, si në kohërat më të vështira, e deri në periudhën e pranimit në UEFA e FIFA e po ashtu edhe pas kësaj periudhe.
Si përfaqësues i Federatës së Futbollit të Kosovës në Gjermani ai vazhdimisht ishte në mbështetje të punës që po bëhej në futbollin kosovar.
Nexhati me vëllezërit dhe miqtë e tij ishin urë lidhëse në mes të FFK-së dhe Federatës Gjermane të Futbollit.
FFK-ja dhe kryetari Agim Ademi, vdekjen e Shoshit e konsiderojnë si një humbje shumë të madhe për familjen, por edhe për futbollin e Kosovës, ngase e humbën njërin nga veprimtarët e saj më të shquar në Diasporë.
Shtëpia e futbollit kosovar ua shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë atyre që e njohën dhe e kishin mik atë.