Fotografi i njohur, Ricky Powell, ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme (e martë) në moshën 59-vjeçare.
Lajmin e bëri të ditur menaxhmenti i tij, duke informuar se ai pati ndërlikime në zemër, shkruan Daily Mail.
Menaxheri tij, Tono Radvany, ka shprehur ngushëllime teksa shprehej se ndihet i mërzitur për Ricky Powell.
“Thjesht dua t’iu informojë që ai ishte njeri special, do të më mungojë”, është shprehur ai.
Gjatë karrierës së tij, Powell kishte fotografuar shumë yje të zhanrit hip-hop, sikur Run-DMC, Chuck D dhe LL COOL J.
I njohur ndryshe si “fourth Beastie Boy” kishte prezantuar edhe një shfaqje televizive, duke e bërë kështu edhe më të popullarizuar.