Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, burri nga Ferizaj që pësoi lëndimë trupore pasi e theri veten me thikë, ka humbur jetën.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia, teksa hetimet kanë nisur me vendim të prokurorit
Bëhet fjalë për një 63 vjeçar.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, me ç’rast kanë bërë të ditur se nga QKUK-ja janë njoftuar se 63 vjeçari ka ndërruar jetë.
Pas marrjes së procedurave të nevojshme, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë t’i dorëzohet familjes.
“Nga QKUK është raportuar se ka vdekur viktima mashkull kosovar, i cili ditë më parë në shtëpinë e tij e kishte lënduar vetën me një thikë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.”/Sinjali